Gjatë vizitës dyditore studimore, delegacioni i udhëhequr nga Sekretari Shtetëror i Sekretariatit për Çështje Europiane, Z-nja Kalinga Gaber, takoi ekspertët nga Kroacia për të diskutuar mësimet e nxjerra në procesin e integrimit në BE, me fokus të veçantë në shfrytëzimin e platformave elektronike, të zhvilluar në 2007, që është shfrytëzuar për të përshpejtuar procesin e harmonizimit në BE, duke integruar dhe koordinuar të gjithë institucionet relevante shtetërore në proces. Mjeti IT ka treguar se si mjetet digjitale mund të jenë të dobishmte në procesin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së dhe vendosja e koordinimit më të mirë të BE-së ndërmjet institucioneve nacionale të linjës.
Kjo përvojë është jashtëzakonisht e vlefshme për institucionet në Maqedoninë e Veriut në fazën e tyre përgatitore për negociatat me Bashkimin Europian.
Gjatë vizitës studimore në Zagreb, sekretarja shtetërore Gaber gjithashtu u takua me kolegët e saj nga Ministria e punëve të jashtme dhe europiane Z-nja Andreja Metelko Zgombiç. Takimi është shfrytëzuar për të shkëmbyer përvojat për situatën aktuale politike në BE dhe në rajon, perspektivat e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave dhe përgatitjen e Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Maj 2020 gjatë presidencës kroate me Bashkimin Europian. Gjatë këtij takimi, Z-nja Metelko Zgombiç rikonfirmoi se Republika e Kroacisë mbetet një mbështetës i sinqertë i shtetit në rrugën drejtë BE-së.
Kjo vizitë bashkëpunimi është organizuar në pajtim me rezultatet e projektit 3: Mbështje për agjendën reformuese qeveritare në procesin e anëtarësimit, dhe mbështetja e dhënë për Sekretariatin për Çështje Europiane në përcaktimin dhe prioritizimin ndihmën teknike që nevojitet për të përforcuar kapacitetet nacionale për integrim në BE dhe racionalizim të ekspertizës në fushat kritike reformuese gjatë periudhës anëtarësimit. Që nga prilli i vitit 2019, institucionet nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia përmes projektit për mbështetje Nordike pë përparim të Maqedonisë së Veriut, kanë shkëmbyer përvoja në tema që lidhen me negociatat e anëtarësimit në kapitujt 1, 23, 11 dhe 27. Në gjashtë raste, ekspertët kroat, udhëheqësit apo anëtarët e ekipeve të mëparshme të negociatave për kapitujt specifik, kanë ndarë përvojën e tyre dhe njohuritë me kolegët maqedonas.