Shkupi, 30 tetor 2020.

Harmonizimi dhe legjislacioni nacional në fushën e bioderivateve

BE ka vendosur një synim 10 përqind për përdorimin e energjisë të ripërtrirëshme në transport për vitin 2020, dhe ka ngritur synimin në 14 përqind në vitin 2030, me bioderivate të avancuara që përbëjnë dyfishin e synimit. Bioderivatet përbëjnë 7.1 përqind nga shfrytëzimi i energjisë në transport në vitin 2018 dhe parashikohet që të rriten në 7.3 përqind në vitin 2019. Maqedonia e Veriut si një vend kandidat nevojitet që të përshtasë politikat e saj dhe të harmonizojë legjislacionin e saj për të mbështetur arritjen e këtyre synimeve.

Përmes “Projektit të Mbështetjes Nordike për Përparimin e Maqedonisë së Veriut”, në 30 tetor, të vitit 2020, është organizuar një punëtori e shkurtër online mbi “Gjendjen dhe sfidat e bioderivateve në Maqedoninë e Veriut në lidhje me përgatitjen e Ligjit mbi bioderivatet.” Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente, prodhues të bioderivateve, dhe Ministria e Ekonomisë, si institucioni udhëheqës i politikbërjes në këtë fushë dhe partnerët kryesorë për këtë aktivitet në këtë projekt. Të dy projektet kanë kontraktuar ekspertë lokal (inxhinierë udhëheqës të mjedisit jetësorë dhe specialist ligjor), kanë dhënë një prezantim të shkurtër dhe kanë ofruar informacion mbi llojet e bioderivateve të pranishme në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë botën, duke përfshirë edhe trendet aktuale, kërkesat e Direktivës të fundit të BE-së mbi promovimin e burimeve të energjisë të ripërtrirëshme në lidhje me bioderivatet, si dhe masat mbështetëse për rritjen e prodhimtarisë dhe përdorimin e bioderivateve që janë prezantuar dhe zbatuar në kontinent. Prodhuesit e bioderivateve që kanë marrë pjesë në punëtori kanë dhënë informacion për kapacitetet e tyre prodhuese dhe kanë nënvizuar problemet me të cilat përballen në praktikë. 
Punëtoria është organizuar për të shkëmbyer informacione dhe për të kryer konsultime të hershme me palët e interesit me qëllim që të përmirësohet të kuptuarit e sfidave në këtë fushë dhe për të sjellur më afër praktikat dhe përvojat europiane në këto fusha. Ligji i shumëpritur mbi Bioderivatet është në fazën përgatitëse dhe pas procesit të konsultimit pritet që të hyjë në procedurat parlamentare në vitin 2021.