Në kuadër të bashkëpunimit të projektit “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut”, me Qendrën kroate të ekselencës, eksperti kroat, z.Sasha Paprika përmes punëtorisë onlajn u ka ndihmuar institucioneve të brendshme në harmonizimin plotësues të Ligjit të ri për blegtori, i cili është në proces të përgatitjes. Në punëtori shqyrtohen aspektet e ndryshme në procesin e harmonizimit, të cilat rrjedhin nga Rregullativa 1012.2016 e BE-së. Ajo përfshin rregullat për realizimin e programit për kultivimin e kafshëve, përfshirjen e operatorëve dhe rolin e tyre, si dhe kompetencat e institucioneve tjera vendore. Që të sigurohet harmonizimi në nivel të palëve të përfshira, në punëtori, krahas përfaqësuesve nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Sekretariati për çështje europiane, si dhe organet inspektuese.
Republika e Kroacisë në vitet e kaluara ka mbështetur fuqishëm Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo mbështetje në nivel politik është vazhdimisht e pranishme në proceset e ndryshme në nivel më të lartë në vetë BE-në. Krahas kësaj, Republika e Kroacisë përmes Ministrisë së saj për punë të jashtme dhe europiane në vazhdimësi jep mbështetje tenike institucioneve nacionale në vend. Një pjesë e mbështetjes zhvillohet në kuadër të projektit “Mbështetje nordike për përparim të Maqedonisë së Veriut”. Në periudhën e ardhshme me mbështetje të ekspertëve kroat do të përpunohet edhe propozim-ligji final, i cili do të dorëzohet në procedurë parlamentare.