Shkup, 4 shtator 2019.

Mbështetje për OSHC dhe mediat për projekte të integrimit në BE

Përmes projektit “Mbështetja Nordike për përparim të Maqedonisë së Veriut, Mbretëria e Suedisë ka alokuar 520,000 Euro për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile dhe mediat me objektivin për të fuqizuar pjesëmarrjen e tyre aktive dhe angazhimin në ndjekjen e aktiviteteve që konsiderohen se janë në interes të publikut të gjërë dhe në interes të procesit të anëtarësimit të shtetit në BE.

Thirja publike për propozime ka për qëllim që të kontribuojë për rritjen e iniciativave për OSHC dhe mediat për të monitoruar, avokuar dhe për të marrë pjesë në proceset që ndërlidhen me realizimin e reformave kyçe në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, duke siguruar legjislacioni gjithëpërfshirës të cilësisë të mirë dhe hartimi i politikave të qëndrueshme nga të cilat përfitojnë qytetarët. Projekti gjithashtu duhet të kontribuojë për të rritur vetëdijen e publikut të përgjithshëm për procesin e anëtarësimit në BE dhe promovimi i përfitimeve nga anëtarësimi në BE.

OSHC të regjistruara dhe mediat kanë të drejtë që të aplikojnë për grante deri në €33,000 nën LOT 1 që mbështet OSHC; dhe grante deri në €80,000 nën LOT 2 që mbështesin mediat për projektet me një periudhë realizimi ndërmjet tetë dhe dymbëdhjetë muaj. Kriteret e detajuara dhe dokumentacioni mbështetëse respektivisht i bashkangjitur për dërgim janë në dispozicion këtu https://nordiskapoddrska.org.mk/ktext/povik-za-dodeluvanje-na-grantovi-za-gra-anski-organizacii-i-mediumi

Tre info sesione janë të planifikuara për të prezantuar thirrjen dhe për të qartësuar çfarëdo çështje dhe për të marrë informacione shtesë për CfP:

  • E Ejnte 19 shtator – Tetovë, Hotel Mercur në ora 12:00;
  • E martë 24 shtator – Manastir, Hotel Epinal në ora 12:00;
  • E premte 27 shtator – Shkup, Hotel Best Western në ora 12:00;

Propozimet mund të dërgohen deri në 30 tetor të vitit 2019.