Shkupi, 16 korrik 2020.

Ministria e Punëve të Jashtme përgatitet për negociatat për anëtarësim në BE

Negociatat e ardhshme për anëtarësim në BE do të jenë një test i madh për institucionet shtetërore. Ministria e punëve të jashtme (MPJ) do të jetë një nga institucionet kryesore me detyrë që të koordinojë dhe realizojë aktivitetet që lidhen me grupin e marrëdhënieve të jashtme dhe politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Aktivitetet e MPJ në këtë drejtim, duke përfshirë edhe zhvillimin e kornizës përkatëse ligjore dhe institucionale, janë pjesë e Programit nacional për miratimin e të drejtës të bashkimit europian (NPAA)

Për realizimin e këtyre aktiviteteve të ardhshme, të punësuarit në MPJ do të duhet të zhvillojnë shkathtësi plotësuese të cilat do u ndihmojnë që të përballen me këto sfida. Vitin e kaluar, projekti “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut” realizoi vlerësimin e kapaciteteve të të punësuarve në MPJ, në bazë të së cilit është bërë mapimi i nevojave për përforcimin e ardhshëm të aftësive në fusha të caktuara. Ky vlerësim i ka caktuar fushat në të cilat duhet të përforcohen kapacitetet e të punësuarve dhe atë nga përgatitja dhe prezantimi i pozitave të vendit në lidhje me anëtarësimin në BE, deri te çështjet horizontale në lidhje me formatin dhe metodologjinë e negociatave për anëtarësim. Në bazë të këtyre përfundimeve dhe bashkëpunimit me drejtoritë e ndryshme në ministri, është përgatitur plani për trajnimin e të punësuarve. Trajnimet e planifikuara do të realizohen nga ana e ekspertëve lokal dhe ndërkombëtar me përvojë domethënëse dhe ekspertizë në fushat e përmendura.

Realizimi i planit për trajnim ka filluar në fillim të muajit korrik me punëtorinë onlajn (elektronike) për shkathtësi për prezantim dhe komunikim të cilën e ka realizuar Verica Andreevska, konsulente e jashtme e UNOPS. Stafi udhëheqës nga MPJ ka diskutuar dhe është trajnuar në tema të ndryshme në lidhje me komunikimin duke përfshirë edhe video konferencat, menaxhimi me komunikimin e krizës dhe aftësitë për prezantim publik. Në periudhën e ardhshme është planifikuar realizimi i trajnimeve shtesë nga ana e ekspertëve lokal dhe ndërkombëtar në pajtim me planin për trajnim të përgatitur nga ana e proektit.