Rrjeti i kanalizimit në gjatësi prej 600 metrash në mënyrë domethënëse do të përmirësojë kushtet e jetesës të 240 banorëve në fshatin Suvodol. Pritet që punët të përfundojnë deri në maj të vitit 2020.
“Me përfundimin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit, banorët e Suvodolit do të kenë mjedis jetësorë më të pastër, e kështu edhe cilësi më të mirë të jetës. Me këtë projekt, e përfundojmë sistemin e kanalizimit për të gjithë fshatin”, ka thënë kryetari i Makedonski Brodit, Zhivko Siljanoski.
Në kuadër të projektit janë paraparë gërmime shtesë, vendosja dhe instalimi i gypave dhe pusetave, si dhe ndërtimi i stacionit të pastrimit për fshatin. Rrjeti i kanalizmit do të përmirësojë infrastrukturën, do të zvogëlojë ndotjen e ujërave dhe do të përmirësojë kushtet e jetesës të fshatit Suvodol. Me këtë, projekti në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të zvogëlojë ndotjen dhe rreziqet eventuale për shëndetin.
Për realizimin e këtij projekti, Mbretëria Norvegjeze ndau 90,000 USD përderisa komuna e Makedonski Brodit ka marrë pjesë me 43,000 USD.