Analiza e fushës, e përgatitur nga Z-nja Katarzyna Majcher, koordinatore nacionale për transpozimin e të drejtës të BE-së nga Polonia, e angazhuar si eksperte nga Mbështetja Nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut, thekson zbraztirat kryesore ligjore në projektligjin për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe siguroi rekomandime praktike për ndryshime në ligj. Kjo analizë e zbraztirës siguron një pasqyrë legjislative të dokumenteve juridike nacionale gjithëpërfshirëse që duhet të ndryshohet që të përmbushet kriteri dhe për të arritur një harmonizim të plotë me direktivat përkatëse të BE-së. Projektligji është vetëm një pikë fillestare e transpozimit të legjislacionit të BE-së dhe duhet të shënojë fillimin e një procesi gjithëpërfshirës të njohjes të kualifikimeve profesionale.
Hapat e ndryshme drejt procesit të njohjes të kualifikimeve të ndërsjella janë ndërmarrë në vitet e kaluara. Procesi tani vazhdon me përgatitjen e projektligjit, por, gjithashtu me hartimin e legjislacionit dytësor dhe planit të veprimit për zbatim. Në mënyrë paralele me këtë, trupi ndërsektorial do të vazhdojë të punojë në listën e profesioneve të rregulluara, që duhet të përfshijnë më shumë se 300 profesione. Edhepse qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi që të ushtrojnë këtë të drejtë pas anëtarësimit të plotë në BE, përfundimi i këtij procesi para anëtarësimit në BE, do të përforcojë ndjeshëm institucionet nacionale dhe do të rrisë cilësinë e sistemit të trajnimit për disa profesione.
Njohja e ndërjsellë e kualifikimeve profesionale është në thelb të parimeve kryesore të Bashkimit Europian. Ky proces siguron kornizën për të ushtruar liritë kryesore të tregut të vetëm dhe lirinë e lëvizjes të profesionistëve të kualifikuar.