Berovë, 15 nëntor 2020.

Trajnim për gazetarë për procesin e aderimit në BE

Pesëmbëdhjetë gazetarë nga mediat e ndryshme informative nacionale dhe lokale kanë marrë pjesë në trajnimin katërditor për “Njoftimin mediatik për procesin e integrimit në BE” që është financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të projektit “Mbështetje Nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut”. Trajnimi organizohet në koordinim me Sekretariatin për Çështje Europiane, kurse realizohet nga Qendra për Strategji Europiane Eurothink.

Qëllimi kryesor i trajnimit për gazetarë është që të përforcojë kapacitetin e mediave në rapot me krijimin e resurseve relevante për marrjen e informacioneve cilësore të cilat do të kontribuojnë për transparencën e vetë procesit.

 “Suedia e ka përkufizuar lirinë e të shprehurit, si dhe llirinë e mediave dhe pluralizmin si shtylla të demokracisë, sepse ata paraqesin fushat e rëndësisë jetike për çdo debat të hapur dhe të lirë. Suedia beson se mediat kanë një detyrë kryesore si roje me qëllim që të sigurojnë llogaridhënien e qeverive dhe pushteteve publike” ka deklaruar Mikael Aterhag, koordinator i SIDA-s për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Amerikën Latine.

Trajnimi realizohet nga ekipi ekspertëve lokal dhe ekspertët nga Sekretariati për Çështje Europiane, ekspertët ndërkombëtar nga Sërbia dhe Mali i Zi me pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë në procesin e negociatave me BE, si dhe gazetar – redaktor nga rajoni me përvojë shumëvjeçare në mbulimin e temave në lidhje me BE.

 “Sekretariati për Çështjet Europiane detyrohet për transparencë maksimale, informim dhe përfshirje në komunikimin për proceset eurointegruese. Publiku është aleati jonë në më i madh në këtë process, kurse pa media aktive, të angazhuara, të mirë informuara dhe profesionale, qëllimi ynë do të jetë më vështirë për realizim. Ky trajnim, besoj se është i pari në një sërë bashkëpunimesh të ngushta dhe të hapura me punëtorët mediatik në të ardhmen”, ka thënë Kalina Gaber, sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Europiane.

Përpunimi i temave të cilat janë përfshirë në trajnim duhet t’i ndihmojë gazetarëve që në mënyrë plotësuese të përgatiten dhe të avancojnë njohuritë e tyre për parimet e funksionimit të Bashkimit Europian, të marrin informacione të hollësishme për kornizën e re të negociatave, aspektet e ndryshme në politikat e përbashkëta të BE, përfitimet nga marrëveshjet për asocim dhe stabilizim, si dhe të dëgjojnë sfidat e transparencës në procesin e integrimit.

 “Gazetarët janë “pushteti i katërt”, korrektivi kryesor, por edhe partneri i institucioneve shtetërore të cilët udhëheqin procesin e eurointegrimit. Vetëm gazetarët e përgatitur dhe të infomuar mirë, të cilët njohin thelbin në procesin e aderimit drejtë BE, mund të luajnë rolin e tyre në mënyrë korrekte dhe të suksesshme, duke lëvizur bashkarisht me aktorët tjerë shoqërorë. Informimi objektiv dhe në kohë i publikut reth europeizimit të shoqërisë maqedonase, si dhe për përgatitjen reale të shtetit për aderim drejtë BE, duhet të jenë priorite për mediat dhe gazetarët”, ka thënë Ivan Stefanovski nga Eurothink, të cilët e realizojnë trajnimin.

Prezantimet e ekspertëve dhe diskutimet e gazetarëve dhe ligjëruesve gjatë kohës të trajnimit do të shërbëjnë për përgatitjen e Doracakut për njoftim mediatik për procesin e negociatave me BE që do i grumbullojë në një vend burimet e disponueshme dhe mjetet për përgatitjen e përmbajtjeve mediatike për procesin e integrimit në BE.