Shkupi, 7 tetor 2020.

Takimet e grupeve ndër-resore për njohjen e kualifikimeve profesionale

Në 6 dhe 7 tetor, Ministria e arsimit dhe shkencës, me mbështetjen e projektit, ka mbajtur dy takime të grupit ndër-resor për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, duke vazhduar bashkëpunimin që ka filluar vitin e kaluar. Përfaqësuesit e ministrive kompetente dhe përfaqësuesit e dhomave dhe shoqatave profesionale, në këto takime që i udhëhiqte Sekretariati për çështje europiane, kanë diskutuar planin e veprimit për realizimin e aktiviteteve për vendosjen e sistemit funksional për njohjen e kualifikimeve profesionale.

Vendosja e sistemit të tërësishëm dhe funksional të njohjes të ndërsjellë të kualifikimeve është një proces i komplikuar dhe gjithëpërfshirës, që përfshin një numër të madh të institucioneve dhe dhomave profesionale. Ky proces përfshin miratimin e ligjit të ri për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe aktet nën-ligjore juridike, në përgatitjen e të cilave ka marrë pjesë edhe projekti, pastaj përcaktimin e institucioneve kompetente, organet dhe koordinatorin nacional dhe grupin koordinativ, shpalljen e të gjithë informacioneve të nevojshme përmes pikës kryesore të kontaktit dhe vendosjen e procedurave elektronike dhe qendrës përkatëse të mbështetjes. Sipas planit të veprimit, miratimi i ligjit të ri është paraparë për gjysmën e dytë të vitit 2021. Që të mundosohet që ky ligj të jetë operativ dhe të ketë transponim të plotë të direktivës të BE-së, duhet të miratohen 16 rregullore dhe 5 vendime.

Procesi i harmonizimit të legjislacionit vendas në fushën e kualifikimeve profesionale me atë të BE-së është pjesë e kapitullit të tretë të negociatave për anëtarësim në BE që i referohet të drejtës të themelimit dhe lirisë të dhënies të shërbimeve. Puna në fushën e njohjes të kualifikimeve profesionale është shënuar edhe në raportin e fundit për Maqedoninë e Veriut të përgatitur nga ana e Komisionit Europian. Në këtë pjesë konstatohet se shteti ka arritur përparim të kufizuar. Në raport theksohet se krahas miratimit të ligjit, shteti duhet të përgatisë regjistrin elektronik të kualifikimeve të akredituara profesionale, si dhe listën transparente të të gjithë profesioneve të rregulluara dhe informacionet për arsyeshmërinë e tyre. Krahas asaj, raporti vëren se nevojitet që të përforcohet kapaciteti i Ministrisë të arsimit dhe shkencës për realizimin e këtyre reformave.