Projekti Eurofokus është një nga dhjetë projektet e organizatave qytetare dhe mediave të mundësuara me grant nga Agjencia suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, të dhënë përmes projektit Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut për përfshirjen e tyre dhe mbështetjen në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
„Sektori civil ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë edhe si burim i njohurive edhe si kontrollor dhe kritikues i pushtetit”, ka thënë Nikolla Dimitrov, zëvendës-kryetar i Qeverisë përgjegjës për çështjet europiane. Sipas Dimitrovit, liria e mediave është parakusht për lëvizjen e shoqërisë përpara.
Sipas ambasadores të Suedisë, Forsgren Bengtson, reformat duhet të rrjedhin nga dëshira publike për ndryshime.
“Suedia mbetet mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë të ardhmes të përbashkët në BE. Mbështetja e Suedisë duhet të shihet si kontribut drejtë përgatitjeve dhe gatishmërisë të Maqedonisë së Veriut për BE. Bëhet fjalë për reforma në sektorë të ndryshëm, por gjithashtu bëhet fjalë për vlera – demokraci, të drejta të njeriut, barazi, të drejta themelore dhe kështu me rradhë”, ka thënë ambasadorja Forgsen Bengtson në fjalimin e saj.
Liria e shprehjes është tregues themelor për gatishmërinë e vendit që të bëhet anëtar në Bashkimin Europian. Përmes 38 edicioneve të emisionit Eurofokus, një numër i madh i qytetarëve kanë marrë fakte relevante dhe informata jo vetëm për përfitimet nga anëtarësimi në BE, por edhe në lidhje me procesin e anëtarësimeve, sfidave dhe reformave të nevojshme.
„Roli i mediave në ndërtimin e kohezionit të brendshëm dhe vetëdijen e qytetarëve jo vetëm për përftimet nga anëtarësimi në BE, por edhe në lidhje me procesin e anëtarësimeve, sfidave dhe reformave të nevojshme është thelbësorë”, ka theksuar Sherife Ismaili Kasapi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbimet projektuese UNOPS dhe menaxhere e projektit “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut “.
Në kuadër të projektit Eurofokus janë emituar 43 orë informata në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, të cilat kanë arritur deri në 630.000 shikues, janë bërë intervista me reth 100 të ftuar, janë realizuar katër hulumtime të mendimit publik dhe janë prezantuar 15 hulumtime nga palë të treta, kurse 30 përfaqësues të organizatave qytetare dhe mediat janë trajnuar për procesin e integrimit në BE.